Punën më të madhe e zhvillon një herë në katër vite.
Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një nga Institucionet me të komentuara në Kosovë. Madje zvarritjet e problemet që dalin pas zgjedhjeve në vend bëjnë që për të të dëgjojnë edhe fëmijët.
E me këtë po del se nuk është bindur vet KQZ. Ajo së fundi ka hapur tender për furnizim me pako promovuese.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është publikuar njoftimi për kontratë më titull “Furnizim me pako promovuese të KQZ-së për fund vit”.
Në përshkrim thuhet se bëhet fjalë për 625 produkte promovuese të KQZ-së, por nuk jepen detaj të tjera rreth këtij furnizimi.
E arbresh.info të hënë në ka dërguar pyetje në KQZ por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Në njoftimin e KRPP-së thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë furnizim ka planifikuar të shpenzojë 3.000 euro.
Aty gjithashtu janë bërë të ditura edhe kushtet e pjesëmarrjes, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 25.11.2019, në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tyre./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...