Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit varet prej punës intensitetit të punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Ky proces do të përfundojë atëherë kur QNR i kryen të gjitha rinumërimet që kanë ardh si pasojë e ankesave në PZAP dhe PZAP na ka obliguar që ta bëjmë rinumërimin e gati të tërësishëm të kutive”, ka thënë Daka, njofton Klan Kosova.
“Gati 90% e kutive janë duke u rinumëruar. Rreth 500 kuti i kemi rinumëruar se një rubrikë kanë munguar 3 katrorë. Për pasoj të asaj mungese Partisë Liberale Egjiptiane nuk i janë shkruar votat”.
“E kemi vërejt se është gabim dhe i kemi rinumëruar. Askush nuk e ka vërejt atë lëshim gjatë ditës së zgjedhjeve”.
“Si KQZ kemi qenë në krye të detyre. I vetmi faj i KQZ-së në gjithë këtë lëmsh është formulari i shtypur gabim. E kemi pranuar dhe i kemi rinumëruar kutitë me formular të mbushur gabimisht”.
Daka në Zona B ka theksuar se si komision janë fajësuar vazhdimisht kohët e fundit përfshirë prej ardhjes së votave nga Serbia.
“Për votat që kanë ardh pas afatit është vendim i Supremes të cilin unë nuk e komentoj”.
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...