Reagime të ndryshme vinë nga partitë politike në lidhje me këmbënguljen e Ministrisë së Drejtësisë për vetingun në gjyqësor dhe prokurori.
Për OBRM-PDUKM-në, vetingu është vetëm një fjalë e zgjedhur por realisht, sistemit gjyqësor i duhet reformë thelbësore pa ndikime politike. Hristijan Mickoski do të propozojë metodologji që siguron reformë të vërtetë në gjyqësor por edhe monitorim për punën e këtij sektori.
“Përfaqësues të lartë të BE-së nuk janë shumë të kënaqur me procesin e vetingut në Shqipëri dhe madje edhe kanë rekomanduar, në takimet me mua në të kaluarën, që ai të mos realizohet aspak tek ne, prandaj mbrëmë isha i befasuar nga deklarata e përfaqësues ndërkombëtare. Çështja është si të sigurojmë gjyqësor dhe prokurori të pavarur? Nuk mund të kemi gjyqësor dhe prokurori të pavarur nëse kryeministri merr guxim të ndikojë te partneri i koalicionit të ndërhyjë te gjykatës ose prokuror të caktuar për vendime të caktuara gjyqësore ose zgjidhje kadrovike”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
BDI-ja bën një paralele të propozimit të Ministrisë së Drejtësisë me atë të kësaj partie për veting gjithëpërfshirës dhe e konsideron si të nevojshëm zbatimin e tij sa më parë, me inkuadrimin e ndërkombëtarëve.
“Kishte rezistencë në BE pak për shkak edhe të eksperiencës në Shqipëri. Mirëpo kemi biseduar gjatë gjithë kësaj kohe më ta për ta argumentuar, sepse vendi ka nevojë për një veting të mirëfilltë dhe mendojmë që eksperienca në Shqipëri tani mund të na ndihmon ne të mos i përsërisim eventualisht gabimet që nuk janë parashikuar atje. Natyrisht se do të na duhet ndihmë e komunitetit ndërkombëtar, do të duet inkuadrim i institucioneve vendore, institucioneve ndërkombëtare duke e marrë eksperiencën e vendeve të cilat e kanë zbatuar këtë proces”-theksoi Bujar Osmani, zv/kryeministër.
Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky proces duhet të fillojë për të shmangur proceset e montuara të deritanishme.
” Kemi pasur procese të ndryshme të montuara politike, janë burgosur persona të pafajshëm të cilët ndoshta sot janë në liri mirëpo askush nuk ka dhënë përgjegjësi deri më tani, për gjykatës, për prokuror por edhe punonjës të policisë, inspektor të cilët kanë montuar proces të ndryshme politike. Kjo duhet të filloj sa më parë, gjithsesi edhe ideja e Aleancës për Shqiptarët për një prokuror të huaj të vendeve të BE-së është imperativ që i nevojitet vendit, sepse e gjithë kjo përkon me procesin e euro-integrimeve ku ne duhet të jemi të gatshëm për sfidat euro-integruese, në të kundërtën do të ngelim jashtë BE-së për një kohë të gjatë”-tha Flakron Bexheti, ASH.
Lëvizja Besa nga ana tjetër thotë se qeveria ka dështuar në reformimin e shtyllës kyçe, gjyqësorin, dhe kërkon formimin e një komisioni të posaçëm shtetëror për reformën në drejtësi.
“Edhe njëherë bëhet domosdoshmëri propozimi i Lëvizjes BESA për të krijuar një komision shtetëror për reformën në drejtësi, komision ku në formë direkte dhe me të drejtë vendim-marrëse duhet të participojnë edhe ekspertë nga SHBA dhe BE. Ky komision jo vetëm që do të duhet të kryejë reformën cilësore dhe thelbësore por njëkohësisht duhet të rrumbullaksojë punën e vet duke e aplikuar edhe vetingun e plotë në gjithë instancat si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori”-pohoi Kastriot Rexhepi, Lëvizja BESA.
Institucionet e BE-së në të kaluarën kishin kundërshtuar zbatimin e një vetingu në gjyqësor dhe prokurori edhe pse ky ishte një nga premtimet parazgjedhore të LSDM-së. Një ditë më parë, komisionerja prej drejtësi e BE-së Vera Jurova, deklaroi se vetingu do të siguronte profesionalizëm dhe integritet në radhët e gjykatësve dhe prokurorëve./alsat/
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...