Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndihmën ndaj Fëmijëve (UNICEF) njoftoi se në Jemen rreth 12 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sara Beysolow Nyanti, përfaqësuesja e UNICEF-it për Jemenin, në një deklaratë me shkrim të lëshuar me rastin e 20 nëntorit, Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve, ka theksuar se Jemeni është një prej vendeve më të këqija në botë për fëmijët pavarësisht marrëveshjes për të drejtat e fëmijëve që ka nënshkruar Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Konfliktet në vazhdim kanë sjellë në pragun e rrënimit shërbimin social në të gjithë vendin dhe rreth 12 milionë fëmijë, pothuajse çdo fëmijë, ka nevojë për ndihmë urgjente humanitare bëri të ditur Nyanti.
Ndër të tjera Nyanti ka rikujtuar se të gjitha palët përfshirë edhe zyrtarët e Jemenit nuk kanë përmbushur premtimet e tyre që kanë dhënë për fëmijët.
Dita e 20 nëntorit festohet si “Dita Botërore e Fëmijëve” që nga data 20 nëntor 1989 kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nënshkroi marrëveshjen për të drejtat e fëmijëve.
Në Jemenin ku destabiliteti vazhdon prej një kohe të gjatë, forcat Houthi që prej shtatorit 2014 mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?