I gjashti në listën për të zëvendësuar Enverin pas vdekjes ishte Ramiz Alia. Por për të punoi fati duke i eleminuar të gjithë personat që ishin më të zotë për të trashëguar pushtetin.
“Krijoi një lidhje familjare sepse djali i madh u martua me Teutën, që ishte një vajzë e re”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.
Në rrethanat e reja të krushqisë, Ramizi dukej si zgjedhja më e sigurt për të ardhmen. Në duet “Ramiz-Nexhmija” do të mbështetnin dhe plotësonin njëri-tjetrin.
Por le të kthehemi pas në histori për të parë se si ishte rrugëtimi i Ramiz Alisë në Bllok, që nga fillimi deri sa u ngjit në majë të pushtetit.
Fati u tregua bujar me të, duke i dhënë mundësi që ua dhuron vetëm individëve të zgjedhur prej tij. Kthesa ndodhi në moshën 17 vjeçare ku së bashku me shokun e tij Manush Alimanin, Ramizi u aktivizua në Lëvizjen Rinore Antifashiste. Pas një viti në moshën 18 vjeçare ai u takua me Enver Hoxhën. Ky i fundit e simpatizoi atë djalosh me pamjen e brishtë e thuajse fëmijërore..
“Ramiz Alia në të vërtetë në imazh ishte ndryshe nga anëtarët e tjerë, ishte më i ri, ishte i qytetëruar, i brisht me një zë jo autoritar, me një zë të hollë, dukej që i shmangte konfliktet”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.
Megjithatë të gjitha këto nuk do të qenë të mjaftueshme nëse ai nuk do të njihej me Nexhmije Xhuglinin. Ramizi do të aktivizohej fillimisht me rininë dhe pas kësaj, ai do të futej në rrethin e bllokmenëve.
“Ramizi mbeti në Bllok por nuk kishte as bukurinë, as autoritetin e as nderet që kishte Enveri për atë kohë”, tregon Muharrem Xhafa, ish – shef i Sektorit të Edukimit.
Propaganda dhe zbukurimi i realitetit do të ishte puna parësore e Ramiz Alisë.
“Propaganda kishte pushtuar 60 % të popullsisë, që e adhuronin pa e ditur pse. Por unë e di pse” forca e pushtetit”, tregon Spartak Ngjela, avokat.
Situata ekonomike në vend sa vinte dhe rëndohej. Njerëzit e varfër kërkonin ushqim ndërsa të diturit kërkonin liri. Por kjo nu ndjehej në bllokun e Ramizit dhe Enverit.
“Të internuarit, të burgosurit nuk ishin pjesa më e madhe e shtypur e shoqërisë , kanë qenë koperativistët. Tmerr si mund të punosh për 30 lekë? Të prodhosh grurë dhe të hash bukë misri. Pse i pranonin, ishin burgjet, katër fshatar fuste ai në burg dhe 4 000 të tjerë ulnin kokën. Ky ishte regjimi. Ajo ishte një tragjedi një ëndërr e ligë në historinë e Shqipërisë”, tregon Spartak Ngjela, avokat.
Ramiz Alia mundohej që të mos linte gjurmë për ato që thoshte në mënyrë që të mos mbante përgjegjësi. Ai fliste me nënkuptime dhe më shpesh preferonte të bënte naivin se sa të merrte vetë një vendim. “Ramizi pranoi të ishte i pari por nuk pranonte se ishte ai kryesori”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”./TCH
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...