Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të Kosovës i takojnë LDK’së.
LDK është në bisedime me VV’në për një koalicion që do të qeveriste në katër vitet e ardhshme.
“Neve na takojnë kryeparlamentari dhe presidenti”.
“Nëse 28 deputetë të LDK’së votojnë kryeministrin e Kosovës nga VV’së, atëherë 29 deputetë të VV’së duhet që t’i votojnë LDK’së kryeparlamentarin dhe presidentin”.
“Sipas kushtetutës presidenti është pozitë politike. Nëse një deputet ka 81 vota në Kuvend atëherë ai është konsensual. Asnjë president nuk ka marrë 81 vota deri tani”
Kur u pyet se a është Isa Mustafa kandidat i LDK’së për president ai është përgjigjur kështu.
“Mustafa e përmbush secilin kriter për të qenë president i Kosovës”.
“Por ne ende nuk kemi përmendur një kandidat”./t7
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...