Antoine Griezmann është duke e konsideruar largimin nga Barcelona, ku ka kaluar vetëm gjysmë sezoni. Sulmuesi francez priti dy vite për ta kompletuar transferimin e shumëpritur në Camp Nou, ku u transferua në verën e kaluar për një shumë prej mbi 120 milionë euro.
Ishte pritur që kampioni i botës të kishte ndikim të menjëhershëm te kampioni spanjoll duke e bërë skuadrën me sulmit më të frikshëm në botë, kur kihet parasysh se aty ndodheshin edhe Lionel Messi e Luis Suarez.
Mirëpo, asgjë nuk ka shkuar sipas planit për 28-vjeçarin, i cili ka dështuar ta shfaqë formën që e ka pasur te Atletico Madridi. Ka pasur thashetheme se Griezmann nuk ka raporte të mira me Messin, gjë që megjithatë, është mohuar nga dy lojtarët, së paku në deklarimet publike.
Mirëpo, ai i ka shënuar vetëm katër gola në 15 paraqitje, ndërsa gazetari spanjoll, Eduardo Inda, ka thënë se lojtari është duke i shqyrtuar opsionet e largimit nga katalunasit.
Siç transmeton The Sun, gjatë pjesëmarrjes në emisionin El Chiringuito, gazetari i njohur sportiv i ka cituar burimet pranë lojtarit të kenë thënë se ai po e mendon largimin.
Griezmann nuk e pëlqen rolin që ia ka dhënë trajneri Ernesto Valverde, ndërsa rikthimi i mundshëm i Neymarit do t’i prishte akoma më shumë punë. /Telegrafi/
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës