Zeka: Amerika, Gjermania dhe Franca do të udhëheqin në fund bisedimet Kosovë-Serbi

19:55 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryetari partisë, PEK, Milaim Zeka, ka thënë se Amerika, Gjermania dhe Franca do të udhëheqin në fund dhe do të diktojnë bisedimet Kosovë- Serbi.

“Te gjitha opsionet jane te hapura. Shume tema do te shtrohen ne tavoline, edhe shkembimi i territoreve”, ka shkruar Zeka.

Sipas tij, Gjermania do të futet garantues për Kosovën, kurse Franca për Serbinë ndërsa Amerika do mbetet arbitër.

Postimi i tij i plotë:

Amerika, Gjermania, Franca

Kjo eshte tresheja e fuqishme qe do udheheqe, ne fund edhe do te diktoje bisedimet Kosove-Serbi. Te gjitha opsionet jane te hapura. Shume tema do te shtrohen ne tavoline, edhe shkembimi i teritoreve.

Krejte ne fund, Gjermania do te futet garantues per Kosoven, kurse Franca per Serbine. Amerika do mbetete arbiter ne kete loje.

Pikerisht per kete aresye, ShBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, jane te interesuara per krijimin e qeverise Kurti-Osmani, ne nje afat kohor sa me te shpejte. Qarqet pro rusoserbe jane per zhagitjen e ketije procesi, mundesisht edhe dergimin e vendit ne zgjedhje tjera…!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme