Google ADS

Gashi: “Mini Schengeni”, përpjekje e poshtër e Ramës dhe Vuçiqit për të zhdukur subjektivitetin politik ndërkombëtar të Kosovës

19:40 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Gazetari, Astrit Gashi ka thënë se “Mini Schengeni” është një përpjekje e poshtër e Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiq, për të zhdukur subjektivitetin politik ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas Gashit, “Edi Rama permes heqjes se kufirit me Kosoven deshiron te trumpeton se e ka realizuar bashkimin kombetar. Vucic ne anen tjeter, po duke e hequr kufirin mes Kosoves dhe Serbise, deshiron te theksoj se e ka rikthyer Kosoven”.

Postimi i tij i plotë:

“Mini Schengeni” nuk eshte asgje tjeter pervec se nje perpjekje e poshter e Edi Rames dhe Aleksandar Vucic, per te zhdukur subjektivitetin politik nderkombetar te Kosoves.

Edi Rama permes heqjes se kufirit me Kosoven deshiron te trumpeton se e ka realizuar bashkimin kombetar.

Vucic ne anen tjeter, po duke e hequr kufirin mes Kosoves dhe Serbise, deshiron te theksoj se e ka rikthyer Kosoven.

Duke hequr kufinjte sot, Rama dhe Vucic deshirojne qe pastaj te jene ata dy personat qe e vendosin kufirin e ri mes Shqiptareve dhe Serbeve, duke perjashtuar nga ky proces Kosoven dhe duke shkaterruar subjektivitetin politik nderkombetare te saj.

Prandaj ideja e “Mini Schengenit” eshte ide kriminale karshi Kosoves, dhe ate asnjeri atdhetar kurre s’do ta pranoj te jete ai “kosovacentrik” apo jo!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme