Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, të cilin e ka falënderuar për rolin e Italisë në KFOR dhe në forcimin e paqes në përgjithësi në Kosovë dhe rajon.
Siç njofton kumtesa, Thaçi falënderon ministrin Guerini për rolin e Italisë në forcimin e paqes në Kosovë
“Jemi mirënjohës për kontributin e Italisë në KFOR dhe për përpjekjet e gjithanshme për të forcuar paqen në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.
Duke folur për KFOR-in dhe komandantët italianë të forcës paqeruajtëse, presidenti Thaçi është shprehur se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me gjeneralmajorin D’Addario dhe mirëpret mundësinë për të vazhduar këtë bashkëpunim me gjeneralmajorin Risi.
Ministri Guerini është i shprehur i lumtur që Italia ka kontribuar për forcimin e paqes në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.
Presidenti Thaçi shprehu edhe kënaqësinë që FSK në bashkëpunim me NATO-n, është bërë forcë profesionale, shumetnike, që i ka hapur perspektivë anëtarësimit të Kosovës në NATO në një të ardhme të afërt.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...