Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Ismet Beqiri dhe Besian Mustafa kanë pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal.
Gjatë takimit kryetari Mustafa theksoi rëndësinë që Kosova është e anëtarësuar në APF dhe shprehu mirënjohje për rolin e kësaj organizate me peshë politike në përhapjen e demokracisë në botë, ruajtjen e paqes dhe barazisë përmes përdorimit të gjuhës frënge si gjuhë e folur ndërkombëtarisht.
Kryetari Mustafa falënderoi Krabal për vizitën dhe falënderoi përfaqësuesit e APF-së për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në integrimin e plotë në skenën ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin për thellimin e marredhenieve Kosove-APF si dhe diskutoi për projektet që mund të realizohen bashkë në të ardhmen./arbresh.info
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...