Në Shkup është mbajtur “Forumi i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, në kuadër të kryesimit të Finlandës me Këshillin e BE-së.
Në këtë Forum, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa para të pranishmëve ka biseduar për temat si: migracioni, terrorizmi dhe krimi i organizuar.
Me këtë rast, ministri Mustafa tha se menaxhimi i flukseve të migrantëve, luftimi i kontrabandimit me migrant dhe menaxhimi i integruar i kufirit është prioritet kryesor por edhe të në njëjtën kohë edhe sfidë kryesore.
“Ndryshimi i rrugëve të lëvizjeve migratore e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor është reflektuar edhe në Kosovë. Gjatë këtij viti janë 1 mijë e 600 migrantë që kanë hyrë në territorin e Kosovës apo 300 për qind më shumë se vitin e kaluar”, tha ministri Mustafa.
Ai bëri të ditur se deri më tani Kosova ka pasur kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë migrantëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryerjen e procedurave të nevojshme. /arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...