Paralajmërimet janë atje për një arsye dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe një shofer i një Range Rover, i cili po përpiqej të kalonin një “përrua” të thellë.
Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një veturë të zezë që gjendet para një situate jo të përshtatshme, por në të cilën shoferi injoron fillimisht një shenjë të madhe që thotë: ‘Kujdes. Mos kaloni’ në Hall Green, Birmingham të enjten e kaluar.
Siç edhe mund të shihet, shoferi kalon disa momente duke menduar nëse do të guxonte të kalonte përroin dhe të synonte për shtegun rrugor nga ana tjetër, disa metra larg.
Me gjithë disa tentime, më në fund, duke kuptuar kotësinë e situatës, ai kthehet – duke u dorëzuar.
Pamjet thuhet se vijnë ndërsa Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar drejtuesit që të mos vozisin përmes ujërave të përmbytura.
Mediat britanike raportojnë se pjesë të mëdha të vendit mbeten të zhytur në përmbytje ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kaosi mund të vazhdojë deri të martën. /Telegrafi/
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...