Gryka e Rugovës tashmë ka një nga urat më të veçanta që gjenden në Kosovë dhe jo vetëm. Ura Tibetiane është hapur zyrtarisht, së bashku me Via Ferrata “Marimangat”, në kilometrin e gjashtë të Grykës së Rugovës. Për ndërtimin e kësaj ure janë shpenzuar rreth 14 mijë euro.
Sipas njoftimit të Komunës së Pejës në Facebook, kjo është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra.
“Ky inovacion turistik është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe implementuar nga Shoqata e Alpinistëve ‘Marimangat e Pejës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.
Në inaugurimin e kësaj ure mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka.
Ajo e konsideroi këtë urë inovacion të jashtëzakoshëm.
“Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet ‘Ura Tibetiane’, ku duhet të kalohen 80 shkallë për t’u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata ‘Marimangat’. Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë”, tha ajo.
Ndryshe, për realizimin e këtij projekti Komuna e Pejës kishte ndarë mbi 14 mijë euro.
“Komuna e Pejës shpërblen me kontratë BK – CONSTRUCTION SH.P.K.; N.P.T. Berisha Com, në vlerë totale të ofertës: 14.610,00€”, thuhej në njoftimin për dhënie të kontratës. /Express
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...