Meta firmos kallëzimin penal për Ardian Dvoranin: Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi

14:56 | 19 Nëntor 2019
A. B.

Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një postim në FB, kreu i shtetit ka publikuar edhe fotot nga momenti i firmosjes së kallëzimit që e kishte lajmëruar një javë më parë.

Meta thotë se me këtë veprim, “si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme