Ka vazhduar punimet Sesioni i parë në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”.
Me këtë rast, përfaqësues të lartë të Bankave Qendrore, Autoriteteve Mbikëqyrëse dhe të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFN-ve), në cilësinë e panelistëve dhe pjesëmarrësve kanë shkëmbyer përvojat e tyre gjatë diskutimeve, që ndërlidhen me sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar në gjithë rajonin dhe më gjerë.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në fjalën e tij tha se sektori financiar po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike pas krizës.
Ai tha se bankat qendrore duhet edhe më tutje të rrisin bashkëpunimin për të tejkaluar më lehtë së bashku të gjitha sfidat që u dalin përpara.
Nga ana tjetër, Gabriell Dibella, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka folur në lidhje me marrëdhënien e rritjes dhe financave në përgjithësi, përfshirë edhe perspektivën rajonale.
Panelistët e tjerë: Stephanie Eble, Udhëheqëse e Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Boštjan Vasle, Guvernator i Bankës së Sllovenisë, Sandra Švaljek, Zëvendësguvernatore e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe Barbara Marchitto, Kryesuese e Divizionit për Analiza të Sektorit Financiar nga Banka Evropiane e Investimeve dhanë këndvështrimin e tyre në lidhje me rëndësinë e modelit të rritjes dhe zhvillimit të sektorit financiar.
Gjithashtu, pyetjet tjera që u parashtruan në këtë panel ishin: A duhet që bankat qendrore të ndryshojnë funksionet e tyre për të forcuar marrëdhëniet e rritjes-financimit?, A duhet të ketë një Bankë Qendrore synime të dyfishta për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe inkurajuar rritjen ekonomike? Dhe nëse bankat qendrore kanë synime të dyfishta si duhet të balancojë ato.
Panelistët dhanë vlerësimin e tyre se si do të shihnin botën në 20 vjet dhe si do të duket peizazhi makroekonomik në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.
Në fund, paneli u është përgjigjur pyetjeve të pranishmëve. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...