Një prej çifteve më të popullarizuara të skenës shqiptare, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.
Në një ceremoni në prezencë familjarëve dhe miqve, në mesin e të cilëve kanë qenë shumë emra të njohur të skenës, çifti është martuar, shkruan portali arbresh.info
Që kur u martuan çiftin kanë jetuar të ndarë për shkak të angazhimeve profesionale e që ua pamundësi edhe pushimin e muajit të mjaltit. Tani dyshja kanë gjetur kohë të lirë për të kaluar së bashku dhe si destinacion për pushimet romantike kanë zgjedhur Hawaii.
Ata me të arritur atje kanë publikuar imazhe dhe video të shumta nga ishulli përrallor.
Autori i shumë hiteve e nisi lidhjen me modelen dhe blogeren e njohur pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi.
Kujtojmë që nga martesa me aktoren, Blero është baba i një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tara. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...