Google ADS

”La Gommeuse” e Picassos del në ankand për 60 milionë dollarë

08:27 | 10 Tetor 2015
Arbresh.info

”La Gommeuse” (Vajza mendjemadhe), një pikturë e mjeshtrit spanjoll Pablo Picasso, që daton që prej fillimit të periudhës blu, pritet të dalë në ankand më 5 nëntor në Nju Jork, njoftoi sot shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, që pritet ta paraqesë këtë tablo në Londër.

Tabloja e cila paraqet portretin e një këngëtareje të zhveshur kabereje, me buzët e kuqe dhe me flokët ngjyrë gështenjë me kacurrela, që bien në kontrast me ngjyrën e zbehtë të lëkurës është vlerësuar 60 milionë dollarë (53 milionë euro).

Kjo vepër, e pikturuar në vitin 1901 nga Picasso, në moshën 19-vjeçare, u paraqit një vit më pas në Paris.

Kjo tablo, një nga më të rrallat e periudhës blu nuk figuron në koleksionin e një muzeu.

Kjo vepër është në pronësi të një industrialisti miliarder amerikan, Bill Koch, i cili e kishte blerë në vitin 1984.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme