Përfundon takimi i Ilir Metës me Bashën dhe aleatët

11:51 | 19 Nëntor 2019
A. B.

Përfundon takimi mes presidentit Ilir Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve në Presidencë.

Presidenti Meta pati një takim për rreth 90 minuta me Bashën dhe aleatët pas ftesës që kreu i shtetit i bëri opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar situatën në vend.

Në letrën e dërguar tre ditë më parë, Meta shprehej: “Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”.

Kreu i shtetit është përfshirë ditët e fundit në një përplasje të fortë me mazhorancën e Edi Ramës për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme