Një numër i madh i zinxhirëve tregtarë me pakicë në Serbi po ofrojnë bombonjerë “Kamila”, në deklaratën e së cilës thuhet “Importi nga Kosova”, e kjo po shihet si provokim për serbët.
E përditshmja serbe “Novosti”, shkruan se kur hapet kutia e bombonjerëve, shfaqet forma e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan Novesti përcjell portali arbresh.info
Autoritetet kompetente, analistët dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Konsumatorëve në Serbi dënuan me forcë shitjen e një produkti të tillë në vend dhe thanë që ai duhet të hiqet nga raftet si çështje urgjente”, shkruan “Novosti”.
“Në dyqan hasa në një bombonjerë “Kamila”, e cila dukej bukur dhe vendosa ta blej. Sinqerisht, unë nuk i kushtova vëmendje deklaratës sepse nuk e shoh kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, e shikova rastësisht dhe mu errësuan sytë. Deklarata e produktit që bleva në Serbi përmban vendin e origjinës – Kosovë. Nuk mund ta besoj se dikush e lejon këtë”, ka thënë një qytetar. /arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi