Një profesor i shkollës së mesme është kapur duke filmuar një nxënëse të shkollës në pjesët e ndjeshme.
Ndërkohë, që një skenë e tillë është filmuar nga një tjetër nxënës i kësaj klase.
Shefat e arsimit në Los Rios zbuluan se mësuesi pa emër tani është suspenduar në pritje të një hetimi të nivelit të lartë mbi pretendimet e ngacmimit seksual.
Vendimi u dha pasi videot që tregonin se mësuesi mbante një telefon celular nën skajet e fustanit të nxënëses, bëri bujë të madhe edhe në rrjetet sociale, shkruan The Sun.
Në video ai shihet duke përgatitur telefonin e tij celular dhe duke ulur krahun poshtë karriges së tij ndërsa nxënësja afrohet.
Ai pastaj skajon telefonin e tij më afër dhe duket se e lëvizë atë lart, ndërsa ajo qëndron në tryezën e tij duke mbajtur një libër shkollor.
Media lokale në Ekuador raportojnë se departamenti i arsimit ka “aktivizuar të gjitha protokollet e nevojshme” dhe po heton çështjen ndërsa mbështesin studentët e prekur.
Ministria e Arsimit është duke punuar për çështjen dhe ka ritheksuar se ata kanë një politikë me tolerancë zero ndaj ngacmimit seksual.
https://twitter.com/el_telegrafo/status/1195461472735752192?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1195461472735752192&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj