Nobelisti i Paqes flet për arbresh.info: Duhet të thyhet heshtja e të dhunuarve në luftë

09:09 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Gjinekologu i njohur nga Kongo njëherë laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukwege, në një intervistë ekskluzive dhënë për arbresh.info ka folur për viktimat e dhunës seksuale në botë dhe Kosovë.

Mukwege ka kërkuar nga viktimat e dhunuara seksualisht në luftën e fundit në Kosovë të thyejnë heshtjen ndërsa komunitetit u ka kërkuar mbështetje për to.

“Ta thyeni heshtjen, heshtja është mjeti perfekt që të mbrohen kriminelët, duke kryer atë po përçojmë trupin nga viktima tek gjelati edhe viktimat nuk do ta thyejnë heshtjen nëse nuk e kanë mbështetjen e komunitetit. Gjithsesi komuniteti duhet të ndihmoj viktimat për të thyer heshtjen për një të ardhme më të mirë për viktimat e në këtë mënyrë do të vihet drejtësi e përmes saj do të sigurohemi që nuk do të përsëritet”, ka shtuar ai.

Fituesi i Çmimit Nobel ka kërkuar bashkim drejt kërkesës për drejtësi.

“Thuhet se në Kosovë janë përafërsisht 20 mijë viktima dhe thuhet se ka edhe raste që i njohin kriminelët dhe nëse ata nuk dënohet është një mesazh shumë i keq, është shumë me rëndësi dhe kjo është arsyeja që të bashkohemi sepse brishtësia e drejtësisë edhe vendore dhe ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Ndërsa për mungesën e drejtësisë për këto raste në Kosovë dhe botë, Mukwege ka thënë se po mungon edhe një nga mjetet për shërim të viktimave.

“Deklarimi nuk është e tëra që pritet nga viktimat, mendoj se është një oportunitet për të ndihmuar, duhet të shfrytëzohet kjo mundësie por problemi më i madh që e kemi është ai i drejtësie. Drejtësia nuk duhet të llogaritet vetëm si ndëshkuese por është edhe si mjet për shërimin e këtyre viktimave”, ka shtuar ai.
Ndërsa sipas tij marrja e Çmimit Nobel ka ndikuar që tema e viktimave të dhunës seksuale të futet në agjendat ndërkombëtare.

“Unë për një kohë të gjatë, 20 vite kam punuar dhe mund të ju them se në fillim ka qenë shumë vështirë sepse askush nuk dëshironte të fliste për këtë çështje, qysh prej momentit që e kam marrë çmimin nobel po shihet se është një çështje që është në agjendën e komunitetit ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

E i pyetur se si e komenton që çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar shkrimtari austriak, Peter Handke që ishte përkrahës i “kasapit të Ballkanit” Slobodan Millosheviq, ai nuk ka dashur për komentoi.

Por Mukwege ka thënë se Handke është shpërblyer për punën e tij.

“Unë nuk jam anëtar i Komitetit dhe për këtë nuk mund të bëj koment për këtë, ai ka marrë çmimin për punën që ka bërë në mes Turisë dhe Iritres. Nuk do të isha përfshirë në këto diskutime, komiteti e ka përfshirë për punën që ka bërë dhe nuk do të doja që të përzihen gjërat”, ka shtuar ai.

Denis Mukwege 20 vite më parë ishte vetmi gjinekolog i njohur nga Kongo, ku më pas themeloi edhe spitalin e vetëm në vend për të trajtuar viktimat e përdhunimit, si dhe dëmin që shkaktohej nga dhuna.

Ky spital më pas u shndërrua si strehë për mijëra viktima seksuale nga rebelët Hutu të Ruandës dhe banda të tjera të armatosura.

Gjinekologu Denis Mukwege zgjeroi aktivitetin në mbështetje të të mbijetuarve, në ndihmë mjekësore, duke avokuar për të drejtat e viktimave dhe nismave vetëdijësuese në nivel global.

E pikërisht për këtë, vitin e kaluar së bashku me aktivisten Jezide, Nadia Murad, morën çmimin “Nobel për Paqe” për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte në konflikte të armatosura.

Ai javën që lamë pas qëndroi në Kosovë bashkë me dy të mbijetuara të dhunës seksuale, njëra nga Sudani, e tjetra nga Iraku, për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës./arbresh.info/

 

Lexo edhe: Policia gjatë vitit 2018 neutralizoi 38 grupe kriminale, mësoni statistikat për vitin 2019

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme