Sa më të vjetër që të martoheni, aq më të vogla do të jenë shanset për t’u ndarë, thuhet sipas një studimi.
Një analizë nga Nicholas Wolfinger, një sociolog në Universitetin Utah, sugjeron se pas një pike të caktuar, nëse jeni martuar në fillim të 20-ave, rreziku nga ndarja fillon të rritet përderisa plakeni.
Rreziku nga divorci fillon të rritet në mënyrë të vazhdueshme në fillim të 20-ave, por diku në të 30-at e hershme ai fillon të bjerë, transmeton Ekonomia Online.
Siç edhe tha Wolfinger: “Ata të cilët martohen në të 20-at e tyre kanë më shumë gjasa që të divorcohen sesa ata të cilët martohet në të 30-at e tyre.”
Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.
Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen nga një kuptim intuitiv – në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili dukej shumë i mirë për ty kur ishe 19 duket më pak i mirë kur je 30.
Është e rëndësishme ta dini që ne po flasim vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30-ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.
Duke parë normat e divorceve, Wolfinger gjeti se njerëzit të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20-at e tyre.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...