Google ADS

Kombëtare apo Përfaqësuese? Ja çka thotë Milot Rashica

08:22 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Rashica beson se Kosova duhet të quhet Kombëtare e jo Përfaqësuese.

Kombëtare apo Përfaqësuese, si duhet të quhet Kosova? Kjo është pyetja me shumë përgjigje për të cilën është pyetur edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

“Shumë prej Kosovës po e kanë mërzi kur po themi Kombëtarja e Kosovës”, tha Rashica në RTV Dukagjini.

“Ne mund t’i themi vetes edhe Përfaqësuese edhe si të doni, por vendet e tjera na njohin si kombëtare”, vlerësoi Rashica.

“Askush nuk thotë po shkojmë të luajmë me Përfaqësuesen e Kosovës. S’po du të shkaktoj polemika por ne e kemi ekipin dhe po vazhdojmë në rrugë të mirë, normalisht gjithmonë Shqipërinë e kemi përkrahur, dhe ka lojtarë të Kosovës që luajnë për Shqipërinë”, shtoi më tej vushtrriasi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme