Më shumë se 1 350 imigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në ishujt grekë të detit Egje, përballë Turqisë, sipas rojave bregdetare greke.
Rojat bregdetare janë përfshirë në shpëtimin e 658 personave që prej të premtes ndërkohë që 730 refugjatë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet e ishujve grekë të deti Egje.
Në fillim të tetorit, qeveria greke njoftoi transferimin progresiv të 20 000 personave në ishujt grekë drejt kontinentit deri në fund të dhjetorit për lehtësimin e kampeve të ishujve të mbipopulluar.
Më shumë se 32 000 persona jetojnë aktualisht në kushte të mjerueshme në pesë hot-spote, për një kapacitet me vetëm 6 200./atsh/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...