Ambasadori anglez falënderon popullin kosovar: Mahnitëse si i pritët tifozët dhe ekipin anglez

16:43 | 18 Nëntor 2019
M. A.

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka falënderuar popullin e Kosovës për mikpritjen e ngrohtë që ua ka bërë lojtarëve dhe tifozëve anglezë gjatë vizitës në Prishtinë këtë fundjavë, për ndeshjen përmbyllëse për të dy ekipet kombëtare në fushatën kualifikuese për Euro 2020.

Abott ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video përmes së cilës thotë se mikpritja që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglez ishte absolutisht e mahnitshme.

“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve Anglezë ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falenderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve Anglez këtë vikend”, ka thënë Abbott./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme