Banania përmban tre lloje të sheqerit natyral – sakarozë, fruktozë dhe glukozë të kombinuar me fibër.
Bananet janë gjithashtu një nga frutat më të preferuar të pothuajse gjithë njerëzve, transmeton Telegrafi.
Një banane japë energji të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy banane, japin energji sa 90 minuta ushtrime fizike. Nuk është çudi që banania është fryti i preferuar i atletëve të njohur.
Por ,energjia nuk është e vetmja gjë që bënë banania për të na mbajtur në formë. Banania parandalon dhe shëron një numër të madh të sëmundjeve, gjë që na bënë të mendojmë për të futur në dietën tonë të përditshme.
Depresioni
Sipas një hulumtimi të bërë nga ‘MIND’ shumë nga personat që kanë depresion, ndjehen më mirë pasi hanë një banane. Kjo për shkak se banania përmban proteinën triptofan, që trupi e shndërron në serotonin, e njohur për relaksim, përmirësim të gjendjes shpirtërore dhe që ju bënë të ndjeheni më të lumtur.
Menstruacionet
Harroni pilulat – hani një banane. Vitamina B6 që përmban banania, rregullon nivelin e gjakut dhe ju bënë të ndjeheni më të disponuar.
Anemia
Me përmbajtjen e lartë të hekurit, banania stimulon hemoglobinën, që më pas ndihmon në anemi.
Presioni i gjakut
Ky fryt unik tropikal, ka përqindje të lartë të kaliumit e në të njëjtën kohë, përqindje të ulët të kripës, që ndihmon perfekt në shtypjen e gjakut. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barërave, e ka lejuar industrinë e bananeve, që të bëjë pretendime zyrtare se ky fryt ulë rrezikun e shtypjes së gjakut dhe sulmit në tru.
Fuçia e trurit
Në shkollën Twickenham në Londër, 200 nxënësve ju kanë dhënë banane në mëngjes, drekë dhe darkë në mënyrë që ti nxisin për të mësuar. Hulumtuesit kanë thënë se kaliumi që përmban ky frutë, bënë ngritjen e vëmendjes për mësim.
Kapsllëku
Përmbajtja e lartë e fibrave në banane, ndihmon në vënien e rendit në zorrë dhe ndihmon në tejkalimin e problemit, pa përdorur laksativ.
Pirja e tepërt
Mënyra më e mirë që të këndelleni pas një nate që keni pirë shumë, është për përgatisni një koktej me banane dhe qumësht, të cilës i vëni mjaltë. Banania e qetëson barkun, kurse mjalti stabilizon nivelin e sheqerit, kurse qumështi ndihmon në ri hidratimin e sistemit.
Djegie barku
Nëse vuani nga ky problem, provoni të hani një banane, pasi antacidi që përmban fryti, ka një efekt natyror që bënë lehtësimin e dhimbjes.
Problemet në mëngjes
Sikur të hani nga një banane në mes shujtave, ju ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit, që parandalon të vjellat dhe kokë dhembjen në mëngjes.
Pickimi nga mushkonjat
Para se të merrni kremin për të lyer vendin ku jeni pickuar nga mushkonja, provoni të fërkoni me pjesën e brendshme të bananes. Shumë njerëz që e kanë provuan, kanë thënë se është mahnitshëm e suksesshme në zvogëlimin e ënjtjes dhe acarimit.
Nervat
Banania ka një nivel të lartë të vitaminës B që ndihmon në qetësimin e sistemit nervorë. Keni mbipeshë dhe jeni në punë? Hulumtimet e Institutit të Psikologjisë në Austri, kanë ardhur në përfundim se njerëzit që kanë presion në punë, vrapojnë pas çokollatës dhe çipsave. Mbi 5.000 pacientë në spitale të ndryshme, që kanë problem me mbipeshë, kanë thënë se shkaktarë ka qenë presioni i madh në punë. Raporti konkludon se nëse presioni ju bënë të hani, atëherë duhet të hani këtë frutë me shumë karbohidrate për çdo dy orë, në mënyrë që të rregullohet niveli i sheqerit.
Ulcera
Për shkak të strukturës së butë dhe të lëmuar, banania përdoret në dietat kryesore për qetësimin e çrregullimeve në bark. Ky frutë neutralizon aciditetin dhe rregullon iritimin në stomak.
Kontrolli i temperaturës
Në shumë kultura, banania është cilësuar si një mjet ‘freskues’ që ulë temperaturën fizike dhe emocionale të nënave të ardhshme. Në Tajlandë për shembull, gratë shtatzënë hanë banane, në mënyrë që fëmijët e tyre të lindin me temperaturë normale.
Pra një banane është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasoni me mollën, banania ka KATËR herë më shumë proteinë, DY herë më shumë karbohidrate, TRE HERË më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur si dhe dy herë më shumë vitamina dhe minerale.
Është shumë e pasur me kalium dhe është një nga frutat më të mira që ekzistojnë. Atëherë, ndoshta është koha që të ndryshojmë atë frazën e njohur në “NJË BANANE në ditë e mbanë doktorin larg”. /Telegrafi/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë