Angela Martini: Shpresoj që libri im të prek shpirtrat tuaj

16:11 | 18 Nëntor 2019
L G

Angela Martini e ka sjell në shqip librin e saj të parë.

Angela Martini ka folur për jetën e saj në librin e parë të cilin e solli fillimisht në gjuhën shqipe.

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, sidomos në atë Instagram, këngëtarja ka njoftuar për kohën e publikimit dhe se sa do të qëndroj ajo në Shqipëri për t’i nënshkruar librat. E së fundmi i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka uruar që libri të ju ketë pëlqyer e t’i ketë prekur shpirtrat e tyre.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më vizituan në panairin e librit në Tiranë, Shqipëri. Unë isha shumë e lumtur dhe e nderuar që dhashë shumë autografe dhe që mora kaq shumë vëmendje dhe vlerësim për librin tim të parë! Ju të gjithë më keni bërë të lumtur dhe shpresoj që libri im të prek shpirtrat tuaj! Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Angela.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme