Kompania “Airbus” shet 50 aeroplanë për 16 miliardë dollarë

14:19 | 18 Nëntor 2019
L G

Prodhuesi francez i aeroplanëve të udhëtarëve, Airbus, ka nënshkruar kontratë me kompaninë ajrore “Emirates” për shitjen e 50 aeroplanëve për një çmim prej 16 miliardë dollarësh.

Porositja e 50 aeroplanëve të tipit “A350-900 XWB” është kontrata e parë e madhe që u arrit gjatë panairit të aeroplanëve që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Krahët e këtyre aeroplanëve prodhohen në Britani të Madhe, ndërsa motorët e tyre do të prodhohen nga “Rolls-Royce”.

Kompania “Emirates” njoftoi se është duke i vazhduar bisedimet me prodhuesin tjetër, atë nga Shtetet e Bashkuara, Boeing, për blerjen e aeroplanëve të tjerë.

Blerja e aeroplanëve nga kompania “Airbus” do të përdorët për ta riformësuar flotën e kompanisë nga Emiratet e Bashkuara, e cila po përpiqet t’iu përshtatet ngadalësimit të tregut rajonal dhe ndërprerjes së hershme të prodhimit të aeroplanit “A380”.

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Emirates”, Ahmed bin Saeed Al Maktoum, tha se aeroplanët e rij do të përdoren për zgjerimin e rrjetit të kompanisë.

Këta aeroplanë mund t’i transportojnë 350 pasagjerë dhe mund të fluturojnë 15 orë pa ndërprerje. Prodhimi i disave prej tyre pritet të përfundojë në vitin 2023, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme