Meta: Liria fetare është thelbësore për paqen dhe stabilitetin

13:11 | 18 Nëntor 2019
L G

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka thënë se liria fetare është thelbësore për paqen dhe stabilitetin.

Meta në faqen e tij në Facebook,  ka shkruar se ndjehet i privilegjuar që në koordinim me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve dhe përfaqësues të  lartë të shteteve të rajonit dhe krerëve fetarë janë mbledhur sot në Tiranë.

“I privilegjuar që në koordinim me Departamentin e Shtetit të SHBA, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Sam Broënback, përfaqësuesve të lartë të shteteve të rajonit, si dhe krerët e komuniteteve fetare, u mblodhëm sot në Tiranë, për një çështje kaq fisnike dhe të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit tonë”, ka shkruar Meta.

Duke shtuar se janë të bashkuar rreth vlerave universale dhe njerëzore që i shërbejnë paqes dhe prosperitetit për qytetarët dhe vendet ./ arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme