Një shitje masive e Bitcoin uli vlerën e kriptovalutës nën nivelin e mbështetjes prej 8,500 dollarë duke tërhequr me vete edhe kriptovalutat tjera.
Në fundjavë, Bitcoin humbi mbi 3 për qind të vlerës, pasi humbi edhe rreth 6 për qind të tjera një javë më parë. Gjatë të njëjtës periudhë edhe Ripple humbi 5.5 për qind krahas 5.77 për qind një javë më parë, përcjell Telegrafi.
Nga 100 kriptovalutat e para për nga kapitali i tregut, 54 prej tyre humbën vlerë.
Aktualisht Bitcoin po has vështirësi të qëndrojë mbi nivelin e mbështetjes. Ekspertët presin që humbja e mbështetjes të shoqërohet me rënie të çmimit prej 20 për qind për një periudhë afatshkurtër.
Aktualisht kriptovaluta sipas CoinMarketCap po këmbehet me 8,500 dollarë, pasi në fund të javës së kaluar tentoi të thyente nivelin e 9 mijë dollarëve.
Ethereum aktualisht qëndron në nivelin në 185 dollarë, Ripple në 0.26 dollarë, ndërsa Bitcoin Cash po tregtohet me 267 dollarë.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja