Google ADS

Detyrimi kryesorë i Serbisë ndaj Kosovës

10:55 | 18 Nëntor 2019
arbresh.info

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) prezantoi studimet e radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Profesori Florim Qerimi, gjatë prezantimit të hulumtimit në lidhje me dëmet që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, deklaroi se duhet të përfshihen edhe ato private dhe publike.

“Jetët nuk kanë çmim. Të vdekurit nuk kthehen në jetë. Detyrimi i Serbisë për të ofruar dëmshpërblim për Kosovën nënkupton përgjegjësinë e shtetit për ato që i ka kryer në Kosovë. Dëmet e shkaktuara duhet të përfshihen si ato private, edhe publike. Kompensimi duhet të kërkohet nga gjykata. Më rastin e humbjes njerëzore kompensimi është i pa mundur. Një tjetër formë e kompensimit për atë që ka bërë është të përmend kërkim-falje dhe Kosova duhet të kërkoj një kërkim falje nga shteti serbë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme