Forcimi i imunitetit është veçanërisht i rëndësishëm gjatë ditëve të ftohta kur trupi dobësohet për shkak të periudhave të viruseve, ftohjeve, gripit, andaj dieta dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të madh gjatë kësaj periudhe
Ne kemi përzgjedhur 10 ushqime për ju që mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit.
Hudhra
Ul nivelin e kolesterolit të keq, presionin e lartë të gjakut, forcon sistemin imunitar, dhe është një bombë e vërtetë ushqyese.
Mjalti
Grimcat e polenit në mjaltë ndihmojnë organizmat e sistemit imunitar të ruajnë lëndët ushqyese dhe të prodhojnë qelizat e bardha të gjakut, të cilat janë krahu mbrojtës i trupit tonë, forcojnë trupin dhe kanë veti antivirale dhe antibakteriale.
Limoni
Është një frutë jashtëzakonisht e shëndetshme dhe medicinale që çdo familje duhet ta ketë në tryezë edhe gjatë këtyre ditëve të dimrit. Është një mbrojtës i shëndetit, eliminon helmet, rrit imunitetin, është një antibiotik natyral i pasur me vitaminë C.
Hithrat
Çaji i hithrave ndikon në pastrimin e përgjithshëm të trupit dhe rrit imunitetin, pastron gjakun, nyjet limfatike, nyjat, zvogëlon të gjitha infeksionet. Hithra përmban hekur, i cili është esencial për qelizat e kuqe të gjakut. Anemia, mungesa e forcës dhe lodhja janë për shkak të mungesës së hekurit.
Shega
Konsumimi i shegës rrit imunitetin, zvogëlon stresin dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm. Përveç që është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave, veçanërisht vitaminave K, C dhe acidit folik, ajo gjithashtu ka veti të forta antioksiduese, antivirale, antibakteriale dhe antitumorale.
Kosi dhe produktet e qumështit
Ashtu si produktet e tjera të qumështit me probiotikë, ato mbrojnë mikroflorën e zorrëve, e cila është baza e shëndetit, dhe kosi ndihmon në largimin e substancave të dëmshme nga trupi, duke rritur kështu imunitetin e të gjithë organizmit.
Qumështi i bletës
Për produktet e bletëve, të cilat janë veçanërisht të vlefshme në gjendjen e rraskapitjes, mungesës së gjallërisë psikofizike të organizmit dhe gatishmërisë së përgjithshme, më e rëndësishmja është qumështi i bletëve, i cili, si një biostimulues natyror me përmbajtjen e tij të vitaminave, mineraleve, aminoacideve dhe substancave të tjera, rrit në masë të madhe imunitetin.
Lakra
Është një përfitim i vërtetë për imunitetin dhe tretjen, dhe quhet edhe perime antistres. Lakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C dhe K, kaliumit dhe kalciumit. Shumë kohë përpara se shkencëtarët të zbulonin vitaminën C, marinarët bartnin me vete lakra për të parandaluar ftohjet.
Xhenxhefili
Ka fuqinë për të qetësuar inflamacionin, lehtësimin e kollës dhe forcimin e imunitetit. Qëroni dhe copëtoni një pjesë të xhenxhefilit. Vendosni në pesë decilitra ujë të ftohtë, gatuajeni për rreth 20 minuta, pastaj dhe shtoni mjaltë. Pini disa gota në ditë.
Piper i kuq djegës
Ndikon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe në ngrohtësinë e trupit, stimulon gjëndrat me sekrecion të brendshëm, stomakun dhe mukozën. Është një burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si hekuri, magnezi, fosfori, kalciumi dhe një burim i mirë i selenit. Përmban vitaminë A, K, C, E, riboflavin, niacin, tiaminë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...