Gareth Southgate ka folur pas fitores së thellë 4 me 0 kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”
Trajneri i Anglisë e ka vlerësuar të vështirë ndeshjen ndaj “Dardanëve”, por ka falënderuar vendin tonë për mikpritjen.
Ndeshja e sotme?
Ndeshja e vështirë, pritje e mrekullueshme nga Kosova. Ishte një natë e veçantë për ata, privilegj të jesh pjesë e kësaj. Fillimisht nuk ishte lehtë të luash kundër tyre, nuk ishte një fushë e lehtë, djelmoshat rrëshqisnin. Maguaire dhe Winks ishin shumë të mirë. Isha shumë i lumtur me rezultatin 1 me 0 edhe nëse do të shkonim deri në minutën e 85 apo deri në fund.
Harry Winks?
Shumë i kënaqur me të. Ka luajtur shumë, u tregua shumë cilësor, ai luan një rol të rëndësishëm në lidhjen e lojës.
Çka pret nga Kosova?
Na kanë paralajmëruar se do të kemi një pritje të ngrohtë, por ta përjetosh atë është një ndjenjë e veçantë.
Sot ishte një ndeshje më shumë se futbolli dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj. Kosova ka një ekip të mirë, ata duhet të mësojmë nga loja kundër Çekisë sepse ishte një ndeshje e presionit të lartë. Ata duhet të mësojnë të përballen për situata të tilla.
I urojë Kosovës kualifikimin me në të Play-Offit kundër Maqedonisë.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre