Google ADS

Anglia me fitore të thellë edhe në “Fadil Vokrri” kundër Kosovës

19:50 | 17 Nëntor 2019
Arbresh Info

Kosova është mposhtur me rezultat të thellë në “Fadil Vokrri” nga Anglia.

“Tre Luanë” fituan me rezultat 0 me 4 ndeshjen si mysafirë në Prishtinë të zhvilluar në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori Harry Winks zhbllokoi shifrat në minutën e 32′ të pjesës së parë duke shënuar me lehtësi pas disa kombinimeve të bukura me Alexandre Oxlade Chamberlain, i cili ishte asistues.

“Dardanët” kishin disa raste të mira gjatë pjesës së parë me anë të kundërsulmeve, por nuk arritën të gjejnë portën e mysafirëve.

Në pjesën e dytë pësuan tri gola gjatë minutave të fundit.

Harry Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 79′ para se Marcus Rashford të realizonte për 3 me 0 katër minuta më vonë.

Goli i fundit u realizua në kohën shtesë nga talenti Mason Mount.

Anglia e mbyllë fazën e grupeve si lider, ndërsa Kosova ka tani shpresat te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut në mars të vitit tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme