Kosova dhe Anglia luajnë pasditen e sotme (e diele) ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
UEFA ka zbuluar gjyqtarët e kësaj ndeshje, rezultati i së cilës nuk është me rëndësi për “Dardanët” meqenëse kjo rrugë nuk na hynë më në punë për kualifikim në turneun madhështor të vitit të ardhshëm, shkruan portali arbresh.info.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes është polaku Pawel Gil, ndërsa Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski – të dy polakë po ashtu, janë asistentët e tij.
Daniel Stefanski është gjyqtari i katërt.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takimi fillon në ora 18:00 dhe portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...