Në kohën kur përplasja institucionale mazhorancë-presidencë ka mbërritur në pikën më të nxehtë, Lulzim Basha la të kuptohet se ka zëra të cilët mendojne se ai duhet te jetë në Tiranë dhe jo jashtë saj.
“Ju do pyesni, mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë e të merrët me krizën politike, unë kam zgjedhur të shoh krizën me sytë tuaj”- tha Basha.
Në paketën e premtimeve për fermerët, kryedemokrati përmendi për herë të parë dixhitalizimin e bujqësisë. Por, hapi i parë do të jetë mbështetja direkte financiare për fermerin.
“Dixhitalizimi i bujqësisë jetësor, më nje çip shmang burokratët dhe hajdutët duke ofruar subvencione direkte sepse çipi nuk kërkon kafe. 100 milion euro të ndara veç për mbështetje direkte për fermerin shqiptar. Nuk do të keni nevojë për nipt, identifikimi do të bëhet me kartë identiteti. Do i bëjmë realitet premtimet, nëse nuk mbajmë fjalën meritojmë protestën”- tha lideri i PD-së.
Basha u tha fermerëve se shteti po punon kundër tyre me kriminelet.
E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojne ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë.Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe”- u shpreh Basha.
Zgjidhjen, Basha e sheh të zgjedhjet, të cilat i kërkon në të njëjtën ditë parlamentare dhe lokale.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua