Zbulohen dy pllaka të Shtabit të parë të Qendror të UÇK-së, simbolizojnë vendimet e marra nga viti 1994 deri 1997

15:11 | 17 Nëntor 2019
L G

Pikërisht në vendet ku janë bërë organizimet e para  të aksioneve të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sot janë zbuluar dy pllakata përkujtimore.

Një nga pllakatat e Shtabit Qendror të UÇK-së,  është vendosur në rrugën “Agim Ramadani” si dhe një tjetër në lagjen “Kodra e  Diellit”  në Prishtinë.

Lidhur me zbulimin e këtyre pllakave, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati,  bëri të ditur se vendosja e tyre në këto dy pika,  tregon se  këtu janë kryer organizimet e para të aksioneve të pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai, tha se në këto vende, gjatë viteve 1994-1997 janë marrë vendime të mëdha për vendin.

“Sot kemi bërë zbulimin e dy pllakave të UÇK-së. Këto pllaka janë bërë për arsye se në vitin 94-97 ka pasur një shtab qendror të UÇK-së kanë, punuar celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare. Janë marrë vendime të mëdha për vendin si dhe janë marrë vendime të mëdha për kryerjen e aksioneve të UÇK-së. Organizata e Veteranëve të luftës e ka ndjerë për obligim që ti vendos këto dy pllaka”, ka thënë  Gucati.

Në këtë organizim ishin të pranishëm edhe ish- gjenerali i UCK-së, Rexhep Selimi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nehat Hasani, Lahi Ibrahimi dhe disa pjesëmarrës të tjerë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme