Kontinenti evropian ‘pushtohet’ nga acari dhe dëbora

09:42 | 17 Nëntor 2019
Arbresh.info

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore. Në disa qytete rreth 300 mijë vetë kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet franceze i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg rrugëve pasi një shofer humbi jetën si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë nga era e fortë.

Shërbimi i motit i BBC ka paralajmëruar ndërkohë për kushte akoma më të vështira të motit në Evropën që tashmë është përballur me reshjet e para të borës por edhe me përmbytjet si përshembull në Venecia. Temperaturat sipas shërbimit meteorologjik do të jenë të ulëta dhe reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës së ardhshme. E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më e rrezikuar, nga temperaturat e ulëta, reshjet e borës në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme