I ashtu quajturi mini-shengen, është i pashmangshëm dhe i pakusht nëse dëshirojmë të kemi lëvizje të lire të qytetarëve në 6 vendet e Ballkanit.
Elita politike nuk mund të kushtëzoj këtë proces shkaku i qytetarëve, kur dihet se ata vet kanë viza dhe lëvizin lirshëm.
Kështu thotë njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, raporton arbresh.info.
Tahiri ka pohuar se deri tash nuk ka parë ndonjë arsyetim konkret për mos marrje pjesë në këto takime.
“Mini-shengeni për 6 vendet e Ballkanit nuk ka alternativë dhe është e pashmangshme. Këtë nuk munden elitat politike t’ia kushtëzojnë qytetarëve aq më pak kur elitat kanë viza. Lëvizja e lire e kufijve është një parim themelor duhet të jete e pa kushtëzuar dhe çdo qeveri duhet të bëjë përpjekje ta realizoj pa as një kushte. Secila qeveri mundet më marr masa që i konsideron për vendin e vetë. Deri tash s’po shef ndonjë argument nga politikanët tan përveç denigrim s’ka ndonjë alternativ tjetër”, është shprehur ai.
Ndërsa lidhur më deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama bërë ditë më parë karshi qëndrimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se nuk mund të ketë heqje të kufirit mes Kosovës e Shqipërisë pa marrëveshje edhe më Serbin e shtete e tjera, njohësi i çështjeve politike ka tjetër qëndrim.
“ Edi Rama ka përgjegjësin dhe ka informata zyrtare. Ka angazhim të mirë dhe ka përgjegjësi edhe për çështje kombëtarë. Kjo as nuk mundet mu pohu, e as mu shtua. Normalisht bashkimi kombëtarë është temë tjetër , s’është pjesë e asnjë procesi dhe nuk mund të ndërhyj askush në këtë çështje”, ka thënë Tahiri.
Në anën tjetër, profesori universitar Riza Smaka, nuk ka dashur të komentoj shumë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edri Rama.
Shkurt për arbresh.info, Smaka, ka thënë se deklarata e tij është e thelle dhe ka mundur të jetë nxjerrë nga konteksti.
“ Deklaratën e Ramës nuk dua ta komentoj se mund të jetë e shkoqitur nga konteksti. E dimë se Rama na ka mbështetur në shumë organizata dhe na ka mbrojtur. Unë nuk i japi vetës drejt për të komentuar këtë deklarata se është thënë në një kontekst të thelle ashtu siç din Edi Rama dhe se ka thënë në kontekstin negativ”, ka thënë Smaka.
Sai përket temës së mini-shengenit ballkanik, ndonëse thekson se pa praninë e Kosovës, 5 vendet e tjera s’do të mund të arrijnë marrëveshje, Smaka vlerëson lartë marrëveshjet që arrihen në këtë samit.
Sipas tij samitet e tilla u mundësojnë shteteve që të arrijnë marrëveshje duke filluar nga lëvizja e lirë.
Ai, vlerëson se Kosova nuk duhet të anashkaloj samitet e tilla por sipas dihet duhet të marr pjesë pasi që në këtë mënyrë Serbia do e pranoj Kosovën si shtet.
“ Pa praninë e Kosovës nuk mund të ketë marrëveshje në këtë mini-shengen. Kosova nuk duhet të izolohet në samite të tilla por duhet të marr pjesë. Në këtë mënyrë Kosova do të jute e barabartë dhe Serbia mandej e njeh si shtet duke ju imponuar pasi që po e kish pranua në baza të barabarta të reciprocitetet qofte në aspektet ndërkombëtare. Kosova do të duhej të merrte pjesë dhe të imponohet ne strukturat e organizatave ndërkombëtare. Në këto vende Kosova mund ta kundërshtoj më fakte Serbi”, ka thënë Smaka.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund ta heqë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa një marrëveshje me shtetet e tjera.
Rama, ditë më parë në një intervistë në mediat shqiptare, ka theksuar se Kurti nuk mund ta heqë kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, pasi me këtë mund të hapet një luftë të re me Serbinë.
“Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do të hapë luftë? Kush SHBA, Bashkimi Evropian apo Kuba do të japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët, do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër, që ne e kemi parë, jo duke e hequr, por duke e thënë se do të hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithë andej”, kishte thënë Rama
Kujtojmë se i ashtu quajtur mini-shengen ku marrin pjesë 6 liderët e Ballkanit, do të mbahet më 21 dhjetorë në Durrës.
Edhe këtë herë Kosova nuk dihet nëse do të marr pjesë e këtij takimi, pasi që ende s’ka qeveri funksionale.
Herën e kaluara takimin e tillë të mbajtur në Ohër e kishte refuzuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi./V.Selimi/arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend