Google ADS

Ish-gjenerali izraelit: Duhet të vrasim nga 50 terroristë palestinezë çdo ditë

00:39 | 17 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Ish gjenerali dhe komandanti i Komandës Jugore të Ushtrisë Izraelite, Tzvika Fogel, akuzoi autoritetet izraelite se janë qyqarë dhe tha se Izraeli duhet të vrasë nga 50 pjesëtarë të grupeve palestineze të rezistencës çdo ditë derisa palestinezët të dorëzohen.

Në një intervistë për radion izraelite, Fogel kritikoi ashpër politikën e ndjekur nga qeveria e tanishme izraelite në Rripin e Gazës së bllokuar dhe e akuzoi atë se është e paaftë për të marrë vendime.

Të martën, forcat izraelite vranë një nga komandantët e lëvizjes palestineze të rezistencës të Xhihadit Islamik, Baha Abu al-Ate, ndërkaq Fogel pohon se kjo nuk do të thot asgjë sepse ditën tjetër ai do të zëvendësohej nga dikush tjetër, përcjell AA.

“Izraeli duhet të vrasë çdo ditë nga 50 terroristë sikur Ata (komandant i lëvizjes Xhihadi Islam i vrarë më 12 nëntor). Ne duhet t’i vrasim ata derisa të ngrenë flamurin e bardhë dhe të dorëzohen të gjithë”, tha Fogel.

Gjatë sulmeve ajrore të martën dhe të mërkurën, ushtria izraelite vrau të paktën 34 palestinezë në enklavën e bllokuar të Gazës dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Me ndërmjetësimin e Egjiptit, forcat izraelite dhe lëvizjet palestineze të enjten shpallën armëpushim në Gaza, por situata në rajon vazhdoi të mbetet e tensionuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme