Google ADS

Vëzhguesi i Nismës përjashtohet nga qendra e numërimit të votave

00:30 | 17 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Vëzhguesi i Nismës Socialdemokrate, Behar Amerllahu, është përjashtuar nga Qendra e Numërimit të Rezultateve.

 

Koordinatori i QNR’së, Burim Ahmetaj, ka thënë ai ka përdorur fjalë fyese ndaj stafit dhe ndaj tij.

 

“Përveç kësaj, ndaj meje ka përdorur edhe gjuhë kërcënuese. Krejt kjo për shkak të një kontestimi të një fletëvotimi, përkatësisht vlefshmërisë së tij, e për të cilën çështje që nga dje e kemi vendimin e PZAP-it, me të cilin i ka sqaruar këto situata dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë”, ka thënë Ahmetaj./albeu/

Të ngjashme