David Phillips për Shengenin: Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me shqiptarët

23:27 | 16 Nëntor 2019
A. B.

Krijimi i të ashtuquajturës zona e “Mini-Shengenit” ballkanik mori një goditje kur Mali i Zi bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë. Arsyeja e këtij refuzimi ka të bëjë me rëndësinë që Mali i Zi i jep Bashkimit Europian.

Duke qene se Mali i Zi është një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian, një angazhim i tillë do të ishte i tepërt për të.

Por, Mali i Zi bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë në kontakt me liderët dhe vendet e Ballkanit Perëndimor për të vijuar me ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe nënshkrimin të marrëveshjeve të ndryshëm rajonale. Një qasje e tillë nevojitet edhe për Shqipërinë.

Këtë mendim ka Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Columbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. David Phillips, i cili ka dhënë opinion e tij për disa nga ngjarjet më të rëndësishëm në Shqipëri, flet në një prononcim për gazetën “Shekulli”.

I pyetur për faktin se cilat duhet të jenë prioritetet e Shqipërisë në lidhje me pozicionin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet me fqinjët, Prof. Phillips u shpreh se, Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e lidhjeve me ato vende në të cilat jetojnë shqiptarë.

Pra në mënyrë indirekte kjo thirrje drejtohet për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në lidhje me faktin se cili duhet të jetë prioriteti kryesor për Shqipërinë, Z. Phillips, vuri në dukje vetëm një fakt: Përparësia e Shqipërisë duhet të jetë kombi shqiptar.

Prononcimi i David Phillips

“Shqiptarët duhet të përqendrohen në forcimin e lidhjeve me të gjithë fqinjët e Shqipërisë duke nxitur lidhjen kudo ku jetojnë shqiptarët, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi midis shqiptarëve nuk parandalon zhvillimin e bazës së përbashkët me vendet e tjera ose integrimin më të gjerë Euro-Atlantik. Sidoqoftë, përparësia duhet të jetë kombi shqiptar”.

Në intervistën që Prof. Phillips ka dhënë për gazetën “Shekulli”, pak kohë më parë, vuri në dukje edhe tendencat diktatoriale që ka Edi Rama në qeverisjen e Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme