Southgate falënderon të gjithë për mikpritjen: Mëkat që Kosova nuk mund të kualifikohet

20:46 | 16 Nëntor 2019
A. B.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Kosovës.

Ndeshja e shumëpritur në Prishtinë zhvillohet pasditen e së dielës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Southgate:

Jemi të kënaqur që kemi ardhur në Kosovë dhe për pritjen që kemi marrë nga aeroporti e deri këtu. Sa i përket futbollit net tashmë kualifikimin e kemi siguruar, por renditja në tabelë është me rëndësi dhe ky është motivi i tyre.

Si është fizikisht dhe emocionalisht Joe Gomez?

Ai është i mirë, u lëndua dje në gju dhe u skanua për të siguruar. Ai nuk ishte në gjendje për tu stërvitur sot. Ishte një vendim i thjeshtë dhe mendoj se tani është mirë për të për të shkuar në shtëpi. Me postimin që Raheem Sterling ka bërë është sqaruar gjithçka.

Challandes tha se Anglia është skuadra më e mirë në botë, si e komentoni këtë? Kemi shënuar shumë gola, kemi bërë një lojë shumë më të mirë se secili kundërshtarë dhe kemi shumë punë për të bërë. Ka shumë elemente që duhet të përmirësojmë nesër, kjo është një sfidë shumë e madhe për neve.

Challandes ka lavdëruar Sterlingun dhe bëri një shaka se mënyra e vetme për ta ndalur është t’ia thyejmë këmbën për ta ndalur atë?

Nuk ma merr mendja që është ashtu. Ne kemi lojtarë shumë të mirë në sulm, është vështirë për kundërshtarët që të fokusohen në një lojtarë. Skuadra është vërtetë shumë e mirë.

Me rëndësi është se nesër do të ketë festë për Kosovën. Është turp që ata nuk mund të kualifikohen me ndeshjen e nesërme por për lojtarët tonë presioni ka rënë. Sidoqoftë, ne kemi pasur një pritje brilante.

Mbështetja në rrugët e Kosovës për lojtarët me ngjyrë?

Presim me padyshim të shohim një mbështetje të tillë. Ka pasur një mbështetje të madhe në rrjete sociale.

Tifozët kosovar pritet t’i mbështesin lojtarët me ngjyrë, por a do të ishte ironike nëse anglezët fishkëllejnë Sterling?

Do të ishte, ndoshta jo gjëja më ironike e javës, por do të ishte.

Humbja ndaj Çekisë?

Ne ishim shumë të dobët, ne e merituam fitoren.

A keni frikë se do të mposhteni në Fadil Vokrri?

Nuk isha i befasuar që Kosova ka mposhtur më shtëpi Çekinë. Ata sigurisht janë të zhgënjyer nga disfata dy ditë më parë dhe sigurisht se do të reagojnë ndaj kësaj.

Harry Twinks

Çka mendon për përfshirjen për herë të dytë në skuadër?

Çdo ndeshje është e rëndësishme, veçanërisht në ato si mysafirë. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë.

Forma e Harry Kane?

Po me të vërtetë, Kane tregon një mentalitet të jashtëzakonshëm, Gjithmonë tenton të përmirësojë formën e tij, është një model që duhet ta ndjekim. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme