Raheem Sterling do të jetë titullar në “Fadil Vokrri” dhe kjo nuk e ka kënaqur aspak trajnerin Bernard Challandes.
Trajneri i Kosovës e ka vlerësuar anësorin si njërin nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij duke shtuar se duhet të shfaq sjellje të mirë në fushë pas zënkës së fundit me Joe Gomes si dhe fillimi i ndeshjes si startues nuk është një gjë pozitive për djelmoshat e tij d, shkruan portali arbresh.info.
“Nuk është lajm i mirë. Ai është ndoshta lojtari më i mirë në botë në atë pozitë. Nëse unë do të isha në vend të tij duhet të shfaqja sjellje të mirë”, ka thënë fillimisht Challandes.
“E kam parë edhe Rashfordin nuk është keq, aq Abraham. Kushdo që luan, ata kanë shumë mundësi por ne duhet të shfaqim një performancë shumë të mirë edhe nëse Anglia ka probleme”
Skuadra e Gareth Southgates luan për të siguruar pozitën si lider i Grupit A, ndërsa djelmoshat tanë për t’i dhuruar një mbrëmje të pa harruar të gjithë vendit tonë.
Takimi i nesërm mes tyre fillon në ora 18:00./arbresh.info/
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...