Google ADS

Kapiteni i Kosovës: Anglia nuk do të ketë problem me racizëm në “Fadil Vokrri”

17:28 | 16 Nëntor 2019
Arbresh Info

Amir Rrahmani ka folur në konferencën e pasdites së sotme (e shtunë) se Anglia nuk do të ketë të njëjtin problem në ndeshjet si mysafirë edhe në përballjen në Prishtinë.

Kapiteni i Kosovës ka theksuar raportin të mirë mes dy shteteve duke shtuar gjithashtu se njerëzit në vendin tonë janë shumë miqësor dhe i adhurojnë yjet e gjigantëve të Premierë Ligës pavarësisht ngjyrës së tyre, shkruan portali arbresh.info.

“Shumë njerëz nuk e njohin dhe mendojnë ndryshe për Kosovën, por raporti jonë me Anglinë është shumë i mirë si politik ashtu edhe me njerëzit”, ka thënë Rrahmani për shtyp.

“E di se kjo ka ndodhur shumë, nuk e di arsyen pse. Në vendin tonë kjo nuk mund të ndodhë, ne jemi miqësor. Këtu ne i kemi idoll lojtarët e tyre, janë tifozët të Manchester Cityt, Liverpoolit, Man United e të tjerëve”

Skuadra e Gareth Southgates luan për të siguruar pozitën si lider i Grupit A, ndërsa djelmoshat tanë për t’i dhuruar një mbrëmje të pa harruar të gjithë vendit tonë.

Takimi i nesërm mes tyre fillon në ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme