Xherdan Shaqiri është një lojtar i harruar te Liverpooli dhe është në dijeni se nuk ka shans të luaj para Mohamed Salahs apo Sadio Manes.
Raportet e fundit pretendojnë se Xherdan Sahqiri iu ka thënë shokëve të tij se ka ndërmend të largohet nga Liverpooli verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Zvicrës ka qenë thuajse i harruar gjatë këtij sezoni pas lëndimit që pësoi në pulpë të këmbës në stërvitje. Megjithatë, ai është afër rikthimit në gjendje të plotë shëndetësore për t’i dhënë trajnerit Jurgen Klopp një tjetër opsion në sulm para një numri të madh ndeshjeve radhazi.
Bazuar në një raport nga Football Insider, Shaqiri është i pakënaqur në Anfield dhe ka njoftuar shokët e tij të ngushtë se dëshiron të largohet nga klubi verën e ardhshme.
Ai është në dijeni se ka shumë pak shans për të qenë titullar para Mohamed Salas dhe Sadio Manes dhe prandaj dëshiron të largohet në kërkim të një sfide të re, transmeton portali arbresh.info. Shaqiri ka luajtur vetëm dy herë në Premierë Ligë këtë sezon, por mund të rikthehet në bankinë për ndeshjen e ardhshme në udhëtim të klubit kundër Crystal Palaces.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Schweizer Illustrierte, Shaqiri nuk ka mundur ta fsheh frustrimin e tij për mungesën në fushë.
“Sigurisht se jam i pakënaqur që nuk luaj më shpesh”, ka thënë fillimisht anësori kosovar.
“Nëse ky nuk është reagimi i një profesionisti, ai padyshim se është në punën e gabuar. Ai [Klopp] nuk mund të flas personalisht për rolin e çdo lojtari, kjo është normale”
“Ne kemi një skuadër të madhe dhe të talentuar dhe disa duhet të presin për shanset e tyre”
“Unë nuk kam pasur kurrë problem me trajnerin. Ai e di se unë jam i gatshëm”
Pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të luajtur, Shaqiri kishte thënë tutje se medalja si fitues i Ligës së Kampionëve nga sezoni i kaluar është një arsye pse nuk pendohet për transferimin në Anfield.
Shaqiri iu bashkua për vetëm 12 milionë euro skuadrës kampionit të Evropës pas dëbimit të Stoke Cityt nga Premierë Liga./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?