Kosova me zemër në mes te ballina e gazetës së famshme në Angli

12:46 | 16 Nëntor 2019
Arbresh Info

Gazeta e famshme britanike The Sun i ka kushtuar ballinën e edicionit të sotëm (16 nëntor) Kosovës.

Ata kanë vendosur një zemër në vend të shkronjës “O” duke dhënë detaje më poshtë për mikpritjen që yjet e tyre do të marrin në Prishtinë para ndeshjes mes dy skuadrave në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.

The Sun shkruan se “rivalët tonë e duan atë” tek fotoja e Raheem Sterling, për të cilin edhe janë krijuar billborde me mbishkrimin “Mirë se vjen vëlla”.

Anglia luan për të mbyllur fazën e grupeve si lider, ndërsa Kosova synon t’i argëtojë “Dardanët” dhe gjithë popullin tonë meqenëse kualifikimi tashmë është matematikisht i pamundur nga grupi.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet nesër (17 nëntor) duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/

Ballina e gazetës The Sun

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme