Në orën 07.53 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë sjellë katër persona të lënduar në shkritoren Makstil.
Më vonë u vërtetua se personat janë shtetasit N.N (1973), E.V (1992), B.M (1984) dhe S.S (1971) të gjithë nga Shkupi, transmeton Alsat M.
Aktualisht dihet se plagë të rënda trupore ka marrë S.S dhe sipas vlerësimeve të mjekëve po lufton për jetën prandaj është transferua menjëherë në Klinikën e Terapisë Intensive, ndërsa të tjerët po trajtohen për lëndime trupore më të lehta, ndërsa hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimeve.
Të gjithë personat kanë plagë djegie. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06.50 kur në një gropë të fabrikës është derdhur metal i shkrirë prej 100 tonësh. Rënia e metalit të shkrirë ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm ku dhe ka plagosur katër punëtorë që ndodheshin aty pranë. Aktualisht zjarri është ende aktiv dhe ende nuk është arritur të shuhet. Inspektorët e OKD, EUMNA dhe Inspektori i Punës ndodhen në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e ngjarje së rëndë ku mbetën të plagosur 4 punëtorët në fjalë.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...