Në vend që të shpenzoni kohë dhe energji në planifikimin e martesës, mendoni të investoni disa nga burimet e çmuara në marrëdhënie, veçanërisht nëse keni dyshime për gatishmërinë tuaj për të kultivuar një lidhje të gjatë jetësore me atë person.
Më poshtë, disa këshilltarë martese zbulojnë se cilat sjellje janë mjaft serioze për të legjitimuar shtyrjen e martesës derisa të keni zgjidhur situatën. Dhe nëse gjërat nuk përmirësohen, mbase duhet ta rivlerësojmë marrëdhënien në tërësi.
1. Ai shpesh vë para jush njerëz të tjerë dhe plane të tjera
A anullon partneri planet e bëra me ju kur ka diçka më të mirë për të bërë me miqtë? Ose mbase ai i përgjigjet një telefonate biznesi, jo një urgjence, ndërsa jeni jashtë darkës për të festuar ditëlindjen. Kjo mund të tregojë se nuk jep përparësi për ju dhe marrëdhënien tuaj. “Njerëzit martohen për shumë arsye”, tha Aaron Anderson, një këshilltar për martesën dhe familjen, për HuffPost. “Jo gjithmonë është dashuria. Sigurohuni që të mos martoheni me dikë që dëshiron t’ju bashkohet për lehtësi. Sigurohuni që të vendosni veten në radhë të parë”.
2.Nuk komunikoni mirë
Në vend që të përfshiheni në një konfrontim produktiv për një temë të mprehtë siç janë seksi, problemet familjare ose paratë, partneri ka tendencë të grindet me ju ose të shmangë diskutimin. Tashmë është thënë një mijë herë, komunikimi është baza e një martese të fortë. Nëse nuk mund të flisni me ndershmëri për çështje delikate, mbase nuk jeni ende gati për martesë.
3. Ai ju tradhtoi
Pabesia nuk ka pse t’i japë fund lojërave, por padyshim është diçka që mund të ngadalësojë rrugën drejt martesës. Nëse partneri tregon sinqerisht pendim dhe është i gatshëm të zbulojë shkaqet që e shtynë atë të mos ishte besnik, është një shenjë e mirë. Para se të martoheni, ia vlen të analizoni më nga afër çdo problem në themel të raportit që mund të ketë kontribuar në tradhti.
4. Ju keni ndaluar së bëri seks bashkë
Gjatë një marrëdhënieje, është normale që dëshira seksuale e të dyve të luhatet. Gjëja e rëndësishme është që të jeni në gjendje të keni një konfrontim të shëndetshëm në këto ulje-ngritje të pashmangshme dhe të shprehni atë që ju pëlqen (dhe nuk ju pëlqen) në shtrat. Nëse partneri do ju bojkotonte ose do të refuzonte të marrë seriozisht shqetësimet tuaja, nuk ka gjasa që këto probleme të funksionojnë në mënyrë magjike pasi të keni thënë: “Unë dua atë”.
5. Ka varësi si droga, alkooli, bixhozi
Nuk ka pse të jenë këto shkaku i ndarjes, vetëm me kusht që partneri të jetë vërtetë i angazhuar për shërim. Por varësitë e patrajtuara mund të dëmtojnë marrëdhënien, kështu që nuk duhet të kërkoni vetëm diku tjetër, pavarësisht se sa e doni partnerin tuaj. Nëse ai është i gatshëm të kërkojë ndihmë, është një shenjë e mirë. Por të refuzosh të pranosh ndihmë është diçka tjetër.
6. Ai fsheh sekretet nga ju
Le të themi që partneri ka shkelur buxhetin mujor ose ka dalë në darkë me një ish: a ju ka thënë ai, apo nuk ka folur për këtë, duke shpresuar se nuk do ta dinit kurrë? Pranimi i gabimeve të dikujt nuk është i lehtë, kërkon ndershmëri. Por në fund të fundit, të jesh i sinqertë për gabimet e tua ndihmon në krijimin e një baze të fortë për një të ardhme së bashku.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës